POLIS është duke implementuar Grantin Institucional për zbatimin e Prgramit DemoPOLIS, i cili grant mbështetet nga Programi Promovimi i Shoqërisë Demokratike financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). POLIS në suaza të aktiviteteve të zhvilluara gjatë implementimit të këtij Programi, do të bëjë një vlerësim të jashtëm të aktiviteteve të këtij projekti/granti institucional për periudhën Tetor 2015 – Shtator 2016.